Skandaloze: Vuçiq cakton agjendën e Kuvendit për Trepçën

Aleksandar Vucic2Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha se debati në Kuvendin e Kosovës mbi pronësinë e Trepçës është shtyrë për ditën e mërkurë, përkatësisht më 21 janar.

Kjo, sipas kreut të qeverisë serbe, është si rezultat i ndryshimeve të Qeverisë së Serbisë për të zgjedhur problemin e pronësisë së Trepçës.

Qeveria e Kosovës vendosi sot të tërheq amendamentet nga procedimi parlamentar të projekt-Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili parashihte një ligj të veçantë për kombinatin “Trepça”, transmeton Telegrafi.

“Tema rreth pronave në Kosovë nuk është hapur ende, ndërsa qeveria serbe kërkon që kjo të diskutohet sa më parë, por jo që pronat të konfiskohen brenda natës”, tha kryeministri serb Vuçiq.

I pyetur të komentojë se si çfarë mendon komuniteti ndërkombëtar rreth kësaj teme, Vuçiq pohoi se beson që bashkësia ndërkombëtare është neutrale në lidhje me temën e Trepçës.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit