Jahjaga u kërkon parandalimin e migrimit ilegal

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kërkuar nga Kryeprokurori, Ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë, i Integrimeve dhe nga Shefi i Policisë të ndërmarrin hapa për të parandaluar migrimin ilegal.

Në një takim të përbashkët, Presidentja ka kërkuar nga Sylë Hoxha, Skender Hyseni, Hajredin Kuçi, Bekim Çollaku e Shpend Maxhuni të punojnë për t’i plotësuar kërkesat që dalin nga procesi i liberalizmit të vizave.

Lexojeni të plotë njoftimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, të drejtësisë dhe të integrimeve evropiane, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçi, ministrin e Integrimeve Evropiane, zotëri Bekim Çollaku, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni.

Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse u zhvillua me qëllim të bashkërendimit dhe të harmonizimit të veprimeve ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal.

Presidentja Jahjaga dhe udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse biseduan për përshpejtimin e procesit të plotësimit dhe të miratimit të pakos legjislative, për bashkërendimin më të mirë institucional në fushën e sundimit të ligjit, për efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është në fazën përfundimtare.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit