11.1 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Gani Sunduri zgjidhet ambasador i karikaturës në Kosovë

gani sunduriSi një ndër fituesit e çmimit të artë në karikaturë të fituar në vitin 2012 në Qipro, Gani Sunduri, tashmë është zgjedhur edhe si ambasador i karikaturës në Kosovë nga shoqata e Polonisë “Partia Dobrego Humor” apo “Partia e Humorit të Mirë”. Gani Surduri, njëherësh edhe kryetar i shoqatës “Xhennet Comics” është vlerësuar nga kolegë të tij polak për punën që ai bënë si karikaturisti më i mirë në Kosovë, duke ju ndarë kështu çmimi si ambasador.

Shoqata “Partia e Humorit të Mirë”, selinë qendrore e ka në Varshavë të Polonisë dhe është njëra ndër shoqatat më të njohura të karikaturës në botë. Vitin e kaluar po nga kjo shoqatë artisti, Gani Sunduri mori diplomë falënderues për ngritjen e nivelit të karikaturës si në Kosovë dhe me gjerë.

Nga ana tjetër artisti, Sunduri që dhjetë vite në qytetin e Prizrenit është duke organizuar festivalin e vetëm të stripit dhe të karikaturës me një sukses të madh. Këto vitet e fundit filloi edhe të merr fruta të suksesit duke sjellë artistë më eminent të këtij lloji, si nga Japonia, Qiproja, Italia etj, që kështu krijoi ura bashkëpunimi dhe bëri prezantimin e shteti të Kosovës, para shumë njerëzve nga anë të ndryshme të botës.

Sipas artistit, Gani Sunduri, ky hap është tejet me rëndësi për artin e kësaj lëmi si për artistin po ashtu edhe artistë tjerë që veprojnë në Kosovë.

“Tani ne kemi edhe më shumë hapësirë për prezantimi të punëve dhe më e rëndësishmja është që shteti i Kosovës do të njihet edhe më mirë në këtë lëmi, gjë që kjo shoqatë i ka përfaqësuesit e vete në më shumë se 100 shtete botërore”, theksoi për KultPlus, Sunduri.

Por ky post i dhënë, sipas Sundurit është edhe një barrë e rëndë për të, gjë që prej tani e tutje duhet që festivali në Prizren të jetë në një shkallë më të lartë, për këtë artisti kërkon nga institucionet e vendit të japin një përkushtim më të lartë këtij organizimi të festivalit, që në një mënyrë sa më mirë të bëhet prezantimi dhe kultura e shteti të Kosovës./ KultPlus.com

Më Shumë

Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet

Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar 422 euro të falsifikuara. Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është...

Totaj nderon dëshmorët në Landovicë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë mori pjesë sot në ceremoninë solemne të homazheve në varrezat e dëshmorëve...

Lajmet e Fundit