Në Krushë të Madhe dhe Fortesë , u përkujtuan dëshmorët Skender M. Rexhepi dhe Fitim I. Duraku

Foto ne FortesëNë fshatin Krushë e Madhe dhe Fortesë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Skender M Rexhepi-‘Hekuri’ dhe Fitim I Duraku-Fita’. Përvec familjarëve, bashkëluftëtarëve në tubimin përkujtimor kanë marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi

“Unë jam sot me ju këtu të nderoj dhe të përkujtoj jetën dhe veprën e dy dëshmorëve, Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut, të cilit para 16 viteve dhanë jetën e tyre në luftë me okupatorin serb”, tha Vehapi.

“Ne duhet ta dimë se këtë liri dhe shtet që kemi sot, e kemi fal gjakut dhe punës që e kanë bërë dëshmorët e kombit, në këtë rast Skenderi edhe Fitimi edhe shumë dëshmorë të këtyre trojeve, dhe trojeve tjera shqiptare”.

“Ne, institucionet duhet të punojmë çdo ditë bashkë me juve, që të ndërtojmë zhvillimin e vendit, sepse çdo ditë po shohim se sfidat janë të mëdha, pengesat janë më të ndryshmet, por duhet të ndërtojmë jetën sa ma të mirë për të gjithë neve dhe për pasardhësit e dëshmorëve”.

Përfaqësuesi i OVL-së Dega në Rahovec, Vajdin Berisha, tha se “jemi tubuar këtu të përkujtojmë dëshmorët Skender Rexhepin dhe Fitim Durakun”

“Por atë ditë të kobshme u plagosën edhe bashkëluftëtarët e tyre, Musa Bajraktari dhe Xhavit Elshani”,

“Edhe Fitim Duraku dhe Skender Rexhepi, tani dëshmorë të kombit, u mobilizuan së bashku me shumë shokët nga Anadrinia dhe nga të gjitha viset shqiptare, u bashkuan në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtarë.
Ata ishin gjithmonë të gatshëm të japin atë që kërkonte atdheu”.

“Fitimi dhe Skenderi ishin në vijat e para të frontit, jo numerikisht por aty ishin sepse zëri i atdheut të lodhur nga robëria po i thërriste bijtë e vet “.

Në emër të familjeve Rexhepi dhe Duroku foli vajza e dëshmorit, Skender Rexhepi, Agnesa Skender Rexhepi.

”Kush do ta kishte menduar që para 16 viteve, që ne do të mund të jetonim pa ta,që ne sot do të jemi kaq të fortë, por në fakt ata janë vet forca e jonë”

“Sa do që këto 16 vite mungesë na e djegin shpirtin dhe na përvëlojnë , kur i kujtojmë veprat dhe idealet e tyre na bëhet zemra mal”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit