Nuk pret ndikim pozitiv nga protesta

XhavitHaliti-pdkXhavit Haliti nuk mendon se protestat ndaj Ministrit Aleksandar Jablanavic për deklaratat e tij drejtuar qytetarëve të Gjakovës, Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, javë më parë, mund të të kenë ndikim pozitiv.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës kishte fyer rëndë protestuesit, përfshirë edhe nënat e të zhdukurve, duke i quajtur “egërsira”.

Deklaratat e Jablanvic kanë ngjallur reagimin e qytetarëve, të cilët përmes protestave po kërkojnë shkarkimin e tij, ndonëse ditë më parë kishte kërkuar falje.

Nënkryetari i PDK’së thotë për Politiko.net se protesta ndoshta do të duhej të zhvilloheshin për gjëra të tjera sesa për një deklaratë.

Pavarësisht se kundërshton deklaratat e Jablanovic, Xhavit Haliti thotë se në Parlament janë bërë deklarata edhe më të rënda.

“Unë e kuptoj drejt reagimin dhe emocionet që kanë të bëjnë me çështjen e Ministrit në fjalë. Nuk mund të them që protestat për këtë çështje që kanë filluar mund të kenë ndonjë ndikim pozitiv”.

“Të metat e Qeverisë, të metat ose gabimet politike, ne duhet t’i trajtojmë në organe. Për protesta ka nevojë ndoshta për disa gjëra tjera, sesa për ndonjë deklaratë”.

“Unë jam kundër asaj deklarate. Jam deklaruar për këtë, por edhe ne nganjëherë kemi bërë deklarata edhe më të rënda në Parlament edhe ka kaluar ajo punë”.

“E drejta e qytetarëve për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë”, thotë Xhavit Haliti për Politiko.net.

Një marsh protestues i organizuar nga Vetëvendosje dhe shoqata “Thirrjet e Nënave”, i mbështetur edhe nga dy partitë opozitare AAK dhe Nisma, do të niset, të shtunën, në orën 14, nga Biblioteka Kombëtare, në Prishtinë, për të kërkuar shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanovic dhe në mbrojtje të Trepçës.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit