8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Sa protestues ishin dje?

protesta kunder jabllanoviqitNjë person po pretendon se Policia e Kosovës nuk e tha të vërtetën. Sipas tij, në protestën e djeshme nuk ishin 7 mijë protestues siç raportoi Policia, por ishin 40 mijë e 131 persona. Ky është Levent Kasemi, i cili ka marr disa shembuj se si kalkulimi i numrit të pjesëmarrësve në protestë.

Kasemi thotë se duke u bazuar në disa profesorë të Universitetit të Bosforit, ekzistojnë metodat për kalkulimin e numrit të pjesëmarrësve nëpër turma.

Njëra prej metodave është metoda e vlerësimit të turmave (crowd size estimation) i profesorit Herbert A. Jacobs.

Në literaturë, sipas tij, për turmat normale llogaritet një person për një m2, për turma të dendura llogaritet 2 persona për m2, kurse për turmat shumë të dendura llogaritet 4 persona për m2.

Ai ka postuar edhe fotografi, suke sh[djegur se sa hapësirë kanë zënë dje protestuesit.

“Duke u referuar në google map, sipërfaqja ku u zhvillua protesta ka përafërsisht 13,376.99 m2 dhe nëse llogaritet si turmë i dendur atëherë :

13,376.99 X 2 = 26,753.98 persona

Por duke u bazuar në fotografi dhe duke qenë pjesëmarrës ne protestë mund te themi se ka qenë një turmë shumë i dendur atëherë:

13,376.99 X 4 = 53,507.98 Persona

Minimum 26754 persona dhe maksimum 53,508 persona nëse e marrim mesataren e këtyre mund të themi se në protestë kanë marrë pjesë 40,131 persona. Pra 40,131 persona kanë qenë pjesëmarrës ne protestë e jo 7,000 persona”, thotë ai.

Ja edhe referencat e tij:

1. Dr Taylan Cemgil profesor ne departamentin e shkencave kompjuterike,

2. Dr. Erkcan Ozcan profesor në departamentin e fizikës dhe pjesëmarrës në eksperimentet e CERN

3. Dr. Koray Caliskan profesor i shkencave politike

4. Jacobs method for crowd size estimation (1960,Herbert Jacobs, University of California, Berkeley)

5. http://www.daftlogic.com/projects-google-maps-area-calculat…

Më Shumë

Superduel në basketboll: Ylli dhe Bashkimi matin forcat sonte

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje të forta, ku sonte në Suharekë përballen dy skuadra rivale, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi,...

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Lajmet e Fundit