Vritet rapsodi Vesel Skroma

Vesel SkromaRapsodi i njohur vushtrrias Vesel Berisha, i njohur edhe si Vesel Skroma, është gjetur dje pasdite pa shenja jetë në banesën e tij. I ndjeri dyshohet se ka vdekur nga dhuna fizike e ushtruar ndaj tij, raporton Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ky rast është raportuar dje pasdite.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vend të ngjarjen, më saktësisht në banesën e të ndjerit në rrugën “Luan Haradinaj” në Vushtrri, ku më pas është konstatuar vdekja e tij. Trupi është gjetur në banesë, ku 74 vjeçari jetonte i vetëm”, thotë Zahiti.

Ai tregon se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që në trupin e viktimës janë gjendur shenja të dhunës. “Për momentin nuk mund të japim detaje tjera, pasi që jemi në pritje të raportit nga mjekësia ligjore, e cila e ka marrë trupin e viktimës për obduksion”, tregon zëdhënësi Zahiti, i cili thotë se për momentin policia nuk ka asnjë person të dyshuar.

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit