17.9 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Arifi: Kjo qeveri s’ka ‘haber’ çka të bëjë!

Avni Arifi-aakKëshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka treguar për pasojat që do t’i ketë vendi, nga vendimi i djeshëm i qeverisë, për ratifikimin e një kredie afatgjate prej 36.6 milionë eurosh.

Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, përmes një statusi në Facebook, ka treguar për pasojat që do t’i ketë vendi, me theks të veçantë rinia nga vendimi i djeshëm i qeverisë, për ratifikimin e një kredie afatgjate prej 36.6 milionë eurosh.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dje qeveria e Kosovës vendosi të ratifikojë kredi afatgjate (€36.6 milion) në mënyrë që gjeneratat e reja të kanë çka të paguajnë për keqqeverisjen e tanishme!!! 20.1 milion u huazuan për me rritë eficiencën energjetike dhe për energji të ripërtëritshme kurse 16.5 milion u huazuan për një projekt për reformën në shëndetësi. Ka pak shpresë se ky borgj afatgjatë prej 36.6 milionëve do të kthehet në benefit për qytetarin

Në këtë vendim janë dy absurditete:

1. Nuk është problemi kryesor i Kosovës eficienca energjetike por janë kapacitetet e reja energjetike për të cilat kjo qeveri ska ‘haber’ çka të bëjë!

2. E sa i përket reformës në shëndetësi…..duke ditë se çfarë strukture politike dhe menaxheriale është aty, ska dilemë se këto fonde i pret fati i mamografit, fatëkeqesisht!

Më Shumë

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit