15.6 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Simfonia e parë e shkruar nga një kompozitore shqiptare

simfoniaNë historinë e muzikës serioze shqiptare vendi bosh i kompozitores femër tani i takon Diana Ziut. Simfonia e saj e parë “Apoteozë Shekullit të Ri” luhet premierë nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar, transmeton absnews. Bashkë me të dhe reagimet e para të muzikantëve

Përpjekja e parë e Diana Ziut për të shkruar një simfoni përfundoi mbrëmjen e 10 korrikut në hollin Gjon Simoni të Radio Tiranës. Simfonia e saj nr.1 u ekzekutua premierë absolute nga Orkestra e Radi-Televizionit nën drejtimin e Oleg Arapit.

Gjashtë vjet punë, përvojë shumë vjeçare me muzikën serioze, zhanret filmike dhe muzikën e lehtë, trashëgimi bashkëpunimi me Çesk Zadejën, Kujtim Laron profesorë të Ziut në kohën e studimeve, gjetën të gjitha një shteg sublimimi në një moment kritik në jetën private. Kështu u shkrua “Apoteozë e shekullit të ri” sadoqë i atribuohet 100-vjetorit të pavarësisë.

Autorja i është mirënjohëse Orkestrës, megjithëse ekzekutimi në hollin veror jep një rezultat mesatar.

Orenc Graca, pianisti 10-vjeçar nga Elbasani ishte ftuar për të luajtur Moxartin, një kohë të koncertit nr.23. Orenci ishte aty si fitues i Çmimit të Parë Absolut i Festivalit “Pianisti i ri”, dhe i Çmimit të madh “Orkestra e RTSH” për këtë vitin 2013. Ai sapo ka ardhur nga një koncert në Teatrin “Rossini” në Bari.

I vogli ia lë pianon Konstandin Tashkos licesit i Tiranës që me koncertin e Shopenit nr. 1 për piano dhe orkestër tregoi aftësi për të cilat profesionistët nuk ia kursejnë vlerësimet.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Festivalin “Pianisti i ri” tregon një pasqyrë brezash ku me zor shfaqet krijuesi, ndërsa muzikantët ngrihen dhe bien mbi supet e talentit të njëri-tjetrit.

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për trajtimin mjekësor të Zarife Deçajt

Zarife Deçaj ka një çrregullim neurologjik me pasoja në lëvizje dhe muskuj. Ajo është planifikuar për ekzaminime neurologjike dhe një program të plotë të...

Artan Abrashi me kritika për pushtetin e Prizrenit:Ka mungesë të parkingjeve

Kandidati i Vetvendosjes për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale 2025, Artan Abrashi ka kritikuar pushtetin aktual për mungesën e parkingjeve në këtë...

Lajmet e Fundit