Osmani: Shkarkimi i Jabllanoviqit, tregon fuqinë e Qeverisë

VjosaOsmani-LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se protestat janë e drejtë legjitime, por se “ato nuk duhet të jenë të dhunshme”.

Në një intervistë për “Zona B” të Klan Kosovës, Osmani tha se me shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit, Qeveria do të tregonte se është për të luftuar nxitjen e urrejtjes në vend dhe se nuk lejon ndikimin e drejtpërdrejt të Beogradit në Kosovë.

“Nëse do të shkarkohej, efekti para qytetarëve të Kosovës do të ishte shumë më pozitiv, sepse do të ngritej besimi në institucionet e Kosovës dhe e dyta do t’i tregohej edhe Listës Serbe se përkundër mospajtimeve që mund të kemi, ata janë të obliguar t’i nënshtrohen një Kushtetute dhe një serë ligjesh që aplikohen në Republikën e Kosovës”, tha Osmani.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit