11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Protestë kundër së keqes së madhe

Protesta ne Prishtine15Duke vlerësuar protestat e fundit, analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se përtej dy problemeve që nuk duhen injoruar, shkarkimi i ministrit serb, Jabllanoviq dhe zgjidhja e problemit të ‘Trepçës’, është koha e duhur që protestat qytetare të kanalizohen në gjëra shumë më konkrete dhe tepër të dhimbshme.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit, klientilizimit, grupeve të ngushta të interesit të klaneve politike e karteleve mafioze duhet të jenë motivi dominues për të protestuar, vlerësojnë njohësit e rrethanave në vend, shkruan Kosova sot.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka konsideron se edhe pse këto protesta të ftuara nga subjektet politike në opozitë nuk e kanë fokusin kryesor shprehjen e pakënaqësisë me dështimin e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por adresë e parë e motivimit të tyre janë bërë çështjet Jabllanoviq dhe Trepça, megjithatë pakënaqësia me qeverisje të keqe që pamundëson një perspektivë më të mirë zhvillimore, është shtytësi kryesor i protestave.

Më Shumë

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit