13.6 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Eksod Lirie

Bekri S. MurselajDitët janë të zymta

Më të zymta se kurrë më parë

Shtëpitë shkollat e boshatisura

I ka kapluar heshtja e rëndë

Oxhaqe pa tym

Shkolla me pak nxënës

Në ditët e lirisë

Frymon jetë e rëndë

Eksod lirie

Është në vendin tim

Të gjithë marrin rrugën

Për të gjetë shpëtim

Eh ky eksod lirie

Se ç’ më ther në shpirt

Liri mbi liri të kërkosh shpëtim

Askush nuk flet ndryshe

Po ikim po dalim po shkojmë

Të kërkojmë shpëtim

 

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit