13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për disa zona në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.

“Ekipi i operativës së Njësisë së Malishevës, pas pranimit të informacionit për një defekt në gypin furnizues fi 160 mm në dalje të Gurbardhit, ka dalë menjëherë në terren dhe është duke punuar në sanimin e defektit. Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Lubizhd, Turjak dhe një pjesë e fshatit Mirushë”, thuhet në njoftim.

Tutje, kompania bën të ditur se punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe rikthimi i furnizimit pritet të ndodhë shumë shpejt.

“Punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe pritet që shumë shpejt të bëhet rikthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët në këtë zonë”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit