Tërmkolli, Veselit: Mbiemrin po ma shqipton gabim se kështu e ke pas në lista të SHIK-ut

Melihate Termkolli-aakDeputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli duket se nuk i vjen mirë që nuk i shqiptohet mirë mbiemri. Kjo, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ia ka shqiptuar mirë mbiemrin e saj.

Por, Tërmkolli këtë gabim të Veselit e quajti pasojë të listave të SHIK-ut.

“Në listat e SHIK-ut qashtu ka m’ka mbet mbiemri e më doket qata s’po din”, u shpreh Tërmkolli.

Deputetja nga radhët e AAK-së u shpreh se Veseli ditë më parë ka thënë se po të kishte fyer serbët do të jepte dorëheqje, por sipas saj, ka plot arsye tjera për të cilat Veseli do të duhej të jepte dorëheqje.

“Jepni dorëheqje. Ka shumë arsye. Mbi të gjitha janë vrasjet politike që nuk keni thanë asgjë e duhet me thanë”, u shpreh Tërmkolli.

Ndërkaq, Veseli iu drjetua Tërmkollit duke thënë se me që të tilla janë terrorizuar qytetarët e Kosovës.

Ai tha se po që se ka dëshmi t’i dorëzoj në Prokurori. “Mos qesh, sepse njerëzit kanë pësuar”, iu drejtua Veseli, Tërmkollit.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit