23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

E përkrahë emigrimin ilegal

Seremb Gjerigji14-03Seremb Gjergji

Unë e përkrahë Emigrimin e të rinjve tanë nëpër shtetet e BE-së si Interes Nacional për Kosovën. Prapë, Perëndimi behët shpëtimtar. Faleminderit! Ky udhëtim i tyre, nuk e pengon aspak Liberalizimin e Vizave e as nuk i ndryshon raportet ndërmjet Kosovës dhe shteteve të BE-së. Madje në planin afatgjatë e rritë dhe e forcon këtë raport që aktualisht është goxha i brishtë.

20 vjet prej tash, SHQIPTARËT do të jenë motorri i punë në Evropë. Kosova me popullatën e re – do ta populloi Evropën me ekspert të fushave të ndryshme.

Pse këta njerëz kanë vendosur që ta lëshojnë Kosovën? E besoj se Institucionet e Kosovës nga themelimi në vitin 2002 e deri me tash nuk e kanë njohur, vlerësuar dhe përkrahur INDIVIDIN. Por, vetëm GRUPET e INTERESIT. Në këtë mënyrë, qytetari – SI INDIVID – nuk mund ta gjejë vetën askund në shoqërinë tonë që është në tranzicion tash 15 vjet. Më gjatë se cilido shtet në Rajon apo BE! Njohja e vlerave individuale dhe bashkimi i këtyre vlerave në interes të shtetit nuk po ndodhë në Kosovë – ashtu siç ndodhë në Gjermani. Po e përmende Gjermanin, se është lakmia, fuqia dhe NËNA që shqiptarët gjithnjë e kanë lakmuar e kurrë se kanë pasur.

Rishtazi edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama tha (po parafrazoj): “Ju duhet vet të merrni vendime për fatin tuaj dhe mos e ktheni kokën nga Shqipëria për gjithçka e në fund veproni njësoi. Ka ardhë koha që të ndertohemi ndarazi”.

Më kujtohet në vitet e ’90 kur vala e emigrantëve nga Kosova ishte pesë (5) fish më e madhe. Ikja ishte më e shtrenjtë dhe më e rrezikshme. Atëherë u thonin njësoi – “Guri peshon në vendin e vet” – por kjo nuk doli ashtu. Ata peshuan më shumë në Perëndim. Kontributi i BASHKATDHETARËVE tanë, bëri që sot të jemi të lirë. Ata investuan në Diplomacinë e Presidentit Rugova, dhanë pasurinë dhe JETËN për luftën e Kosovës. Me ndihmën e tyre e ndërtuam Kosovën.

Kontributi i të gjithë atyre të fyerve dhe të shkelmuarve – doli të jetë esencial për jetën e 98% të qytetarëve të Kosovës në Kosovë, apo të deportuar me dhunë nga forcat serbe nëpër gjithë botën.

Po këta bashkatdhetarë e ndërtuan jetën në Kosovën e pasluftës. Unë JU FALENDEROJ shumë, shumë për gjithçka që keni bërë dhe po bëni për këtë vend. Sot po i pranojnë dhe ndihmojnë valën e re të EMIGRANTWVE.

Mbi 40% e këtyre emigrantëve janë njerëz të shkolluar, me fuqi intelektuale dhe me parime të shëndosha njerëzor. Ndërsa, pjesa tjetër reflekton traditë, ka karakter dhe vlera evropiane. Pra, është një grup njerëzish që shumë shpejtë do të integrohet në gjithë jetën, politike, kulturore, sportive dhe profesionale të vendeve të BE-së ku kanë arritur.

Dhjetë (10) vjet nga tash, po këta burra e gra do të jenë ata që do të krijojnë zhvillim, investime, do të jenë pjesë e përfaqësimit të kulturës dhe traditës shqiptare nëpër Institucionet Qeveritare Evropiane, përfaqësuesit e kompanive të mëdha, e deri tek Mësuesit, Doktorrët dhe Zanatlinjtë eminent të shteteve përkatëse ku sot po shkojnë.

Rruga e mbarë ju qoftë. Shumë suksese në jetë dhe mirupafshim!

Më Shumë

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit