11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

FSK zbarkon në Shqipëri

FSKNjë kontigjent i Regjimentit të Mbrojtjes Civile – RMC, i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për në Republikën e Shqipërisë, me qëllim të ndihmës në përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave në disa rrethe atje.

Komandanti i FSK’së, gjeneral Kastrati ka angazhuar Regjimentin e Mbrojtjes Civile, që së pari si ndihmë fillestare të dërgojë një kontingjent në mbështetje të Ushtrisë shqiptare për përballimin e situatës së krijuar pas vërshimeve në disa rrethe të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Njësiti i FSK’së përbëhet nga pjesëtarë të specializuar dhe të stërvitur në mënyrë të shkëlqyer për Kërkim shpëtim në ujëra, si dhe të pajisur me mjete dhe teknikë speciale për t’u përballur me situata të tilla, thuhet në njoftimin e FSK’së.

“Ushtria shqiptare ka marrë të gjitha masat për pritjen e kontingjentit të FSK-së në pikë kalimin në Vërrmicë. Kontingjenti ynë do t’i bashkohet operacionit në fshatin Merkuras të rrethit të Kavajës, dhe aty ku e kërkon nevoja sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarak të Ushtrisë shqiptare”.

“Kjo është përgjigja fillestare e FSK-së në ndihmë autoriteteve shqiptare, gjithashtu FSK-ja shpreh gatishmërinë që të mbështes edhe më tutje me kontingjente tjera të nevojshme nëse kjo kërkohet nga Qeveria Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ky kontingjent ushtarësh ka arritur në Shqipëri me fe ftesë të Qeverisë të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, me vendim të ministrit Haki Demolli dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati/Politiko.net

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit