11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosovarët pa shpirtë ndërmarrës

Newborn_monument_in_2014Evropianët e rijnë bashkë me evropianët e vjetër nuk kanë aspak shpirtë ndërmarrësi krahasuar me afrikanët.
Nga raporti i Monitorit Global të Ndërmarrëse për vitin 2014 i prezantuar në Monterrey të Meksikës del se optimizmi dhe ambicia e ndërmarrësish është në rritje në Afrikë, ndërsa në rënie në Evropë.
Edhe në Kosovë ambiciet për ti hyrë ndërmarrësisë janë shumë të vogla.

Sipas këtij raporti, 6.3 për qind e popullatës së Kosovës janë të gatshëm për t’u angazhuar në ndërmarrësi, shifër kjo e përafërt me vendet e rajonit.

Të dhënat tregojnë se kosovarët kanë shumë më pak ambicie për t’u angazhuar në ndërmarrësi. Derisa në vendet e Evropës ambicia e qytetarëve për ndërmarrësi është 0.9 për qind, në vendet që nuk bëjnë pjesë në BE, ku përfshihet edhe Kosova është 0.4 për qind.

Në të gjithë botën, po ashtu edhe në Kosovë, personat më të përfshirë në aktivitetet e ndërmarrësisë në fazën fillestare janë meshkujt të grupmoshës 25-35 vjet.
Por, sikurse edhe në vendet e rajonit (Kroacia, Greqia dhe Bosnja e Hercegovina) ndërmrrësia shihet si një zgjedhje e preferueshme për të filluar karrierën.
Nga raporti del se në vendin tonë , 4.0 për qind e të anketuarave janë të përfshirë në fazën fillestare të atkiviteteteve të ndërmarrësisë, ndërsa 2.1 për qind janë duke u përpjekur për të themeluar një biznes.

Në disa vende të rajonit, por edhe në Kosovë, arsyeja kryesore e motivimit për të hapur një biznes është për të krijuar mundësi të reja që ndihmojnë prodhimtarinë vendore.

Optimizmi vazhdon

Sa i përket optimizmit, kosovarët edhe këtë herë kanë dëshmuar se janë populli më optimist në Evropë.

“Vendet si Greqia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë më pak optimizëm rreth mundësive ndërmarrëse; shprehin përceptim më të ulët globalisht; shohin pak mundësi dhe janë më të pasigurt rreth aftësive ndërmarrëse (19,9 për qind në Greqi; 18,4 per qind në Kroaci; 19.6 për qind në Bosnje dhe Hercegovinë)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, 65.6 për qind e Kosovarëve janë optimist rreth mundësive ndërmarrëse.
Megjithatë, nga raporti i Monitorit Global të Ndërmarrësisë për vitin 2014 optimizmi dhe ambicia e ndërmarrësisë është në rënie në Evropë.

Në anën tjetër, 2014’ta e gjenë Amerikën Veriore me plot inovacion që janë katalizator për gjenerimin e vendeve të reja të punës.Poashtu, raporti vë në dukje që nivelet e larta të optimizmit ndërmarrës, ambicies dhe inovacioneve janë thelbësore për avancimin e ekonomisë, dhe se ndërmarrësia në të gjithë botën është përmirësuar nga recesioni i fundit global.
Kosova është bërë pjesë e Monitorit Global të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), që njihet si raporti më i rëndësishëm dhe prestigjioz në fushën e ndërmarrësisë në botë, në vitin 2014, hulumtimin e te cilit e zhvilloi Kolegji Universum për Kosovë, ndërsa në të bëjnë pjesë mbi 100 shtete nga e gjithë bota.
Monitori Global i Ndërmarrësisë (GEM) është një vlerësim vjetor i aktiviteteve, aspiratave dhe qëllimeve ndërmarrëse të individëve në një numër shtetesh, i cili përfshinë intervista direkte me mbi 2000 qytetarë të vendit dhe rreth 40 ekspertë të fushave të ndryshme.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit