20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Tahiri: Do të kërkojmë heqjen e barrikadës

Edita TahiriMinistrja Edita Tahiri bën të ditur se në takimin e 9 shkurtit në Bruksel, do të kërkohet heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Përpos kësaj, në takimin e së hënës mes kryeministrave Mustafa dhe Vuçiq, do të bisedohet edhe për formimin e Gjykatës Themelore në very të vendit, kodin telefonik etj, ka treguar Tahiri.
“Ne do të kërkojmë që Bashkimi Evropian sa më shpejt të heqë barrikadën nga ura e Ibrit dhe barrikadat tjera. Sepse në Marrëveshjen që e kemi arritur në korrik në Bruksel, Bashkimi Evropian obligohet që të zgjidhë këtë çështje, ata janë kompetentë për rivitalizimin e urës dhe heqjen e këtij parku që është barrikadë dh pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve”, ka thënë ajo.

Tahiri në një deklarim për gazetën “Zëri”, ka folur edhe për pengesat që i kanë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë në lëvizjen e lirë, për shkak të policave të shtrenjta kufitare.

Ndërsa, sa i përket asaj se sa ka gjasë të refuzohen marrëveshjet në këto bisedime, Tahiri ka treguar se qëndrimet kanq qenë të përafruara në pranverë, mirëpo ka qenë Serbia ajo që ka qenë e interesuar ta shtyjë këtë process.

“Disa herë kemi kërkuar që të përfundojmë planin për zbatim sepse ky plan është më tepër I karakterit teknik. Pra nuk është varur nga niveli i takimeve të kryeministrave, po nuk kemi gjetur gatishmëri nga pala serbe, kështu që as Bashkimi Evropian nuk ka mundur t’I bëjë më shumë presion Serbisë dhe është vonuar deri këtu”, ka thënë kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit