1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Serbia fsheh edhe varreza të tjera masive

Prenk Gjetaj-GenevaDelegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, po qëndron në Gjenevë, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve zyrtare.

Gjatë një konferencë të mbajtur për mediet zvicerane dhe ndërkombëtare, me temën: “Personat e zhdukur në Kosovë”, Gjetaj ritheksojë edhe njëherë rëndësinë dhe kërkesën që bashkësia ndërkombëtare të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive.

“Kemi dyshime dhe informata që Serbia vazhdon të fsheh edhe varreza tjera masive, me mbetjet mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Dhe me këtë rast, për informimin tuaj, më lejoni të paraqes disa nga rastet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si Batajnica, një zonë ushtarake dhe me siguri të lartë që pamundëson qasjen përveç strukturave të caktuara ushtarake dhe policore. Rasti i Rashkës, ku gjatë vitit të kaluar janë zhvarrosur mbetjet mortore të 53 viktimave, të identifikuar deri më tani, nga lokacioni ‘Gurorja në Rudnicë`, nga këneta e mbuluar me dhe e beton, mbi të cilën ishte ndërtuar një objekt i një kompanie publike, me të vetmin qëllim për të fsheh gjurmët e krimit”, ka thënë Gjetaj./Epoka e re/

Më Shumë

Djegia e shtëpisë në Malishevë, viktima është një grua rreth 50 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Goriq të Malishevës.   Atje, një person e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e...

Kandidatit për deputet të PDK-së i hiqen më shumë se 3 mijë vota vetëm në Komunën e Prizrenit

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë, sipas të...

Lajmet e Fundit