21 kallëzime penale për Prevallën

Prevalla7-12Ministria e Mjedisit njofton opinionin publik se ka adresuar 21 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore në Prizren rreth degradimit të “Fshatit Turistik Prevalla”.

11 raste kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimit të Ministrit Dardan Gashi, 3 prej të cilave janë për inspektorët e Komunës së Prizrenit që vepruan në kundërshtim me vendimin për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore në atë zonë, 8 raste kanë të bëjnë me mungesë të lejeve të ndërtimit, 8 raste për mungesë të pëlqimit mjedisor.

Në disa sosh nga 21 kallëzimet penale, pronarit i është ushtruar kallëzim penal në të trija rastet: mosrespektim të vendimit të Ministrit, mosposedimit të lejeve ndërtimore si dhe mosposedimit të pëlqimit mjedisor.

Si dhe disa kallëzime penale janë ngritur për personat që nuk kanë respektuar kushtet urbanistike, grumbullim të bimëve mjekuese pa dokumentacion përkatës e të tjera.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi nuk do të heq dorë nga “Prevalla”, degradimi i së cilës i kushton shumë natyrës dhe siguron se përgjegjësit për këtë degradim do të përballen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas ndryshimit të Ligjit për Amnisti”, i miratuar të enjten më datë 11.07.2013 në Kuvendin e Kosovës, asnjë kallëzim penal dhe asnjë tjetër që do të ngritet ditëve në vazhdim nuk do të amnistohet. Ky është një lajm i keq për përgjegjësit e degradimit të Prevallës por një lajm i mirë për ne, dhe për të gjithë qytetarët e Republikës” ka thënë ministri Gashi.

MMPH ka siguruar dhe lokacionin për hedhjen e mbetjeve ndërtimore të ndërtimeve që do të rrënohen në Prevallë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit