24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Nga Prizreni kanë emigruar 23 nxënës

Shkolla-Klasa-bankaNë 23 ka arritur numri i nxënësve të cilët kanë braktisur shkollat në komunën e Prizrenit, dhe i janë bashkuar kolonave të njerëzve që po emigrojnë jashtë vendit.

“Numri i nxënësve që janë larguar nga shkollat dhe që i janë bashkuar dukurisë së emigrimeve ilegale arrin në 23 nxënës në komunë e Prizrenit” tha për KALLXO.com drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj.

Çoçaj poashtu tha se përveç emigrimit të 23 nxënësve që ka ndodhur nga 1 janari deri më 6 shkurt të këtij viti, janë mbi 70 nxënës tjerë që janë larguar nga vendi për arsye të ndryshme.

“Pos 23 nxënësve të larguar brenda këtij viti, nga muaji shtator i vitit të kaluar janë edhe mbi 70 nxënës të tjerë, që për arsye të ndryshme kanë lënë shkollën, kryesisht për shkak të bashkimeve familjare” tha Çoçaj.

I pari i Arsimit në Prizren shprehu shqetësim dhe tha se gjendja është alarmante.

“Jo për 23 nxënës, por sikur të largohej vetëm një nxënës nga shkolla për të emigruar, është shumë shqetësuese dhe alarmante për drejtorinë tonë” tha Çoçaj.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit deklaroi të premten se braktisja e shkollimit fillor dhe të mesëm nga nxënësit për shkak të emigrimit është alarmante.

Sipas të dhënave të MAShT-it nga vala e të ikurve kanë lënë bankat e shkollës 5 mijë nxënës. Numri total i të ikurve sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shumëfish më i madh.

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit