12.8 C
Prizren
E diel, 2 Tetor, 2022

Kur e vërteta shitet për të bërë letërsi!!

Rezart PalluqiRezart Palluqi

Kadare, na thotë se s’është mëkat të bësh letërsi në kohë të mbrapshta. Teorikisht, ai ka të drejtë, por në praktikë, ai shiti të vërtetën e madhe, për të bërë letërsi. Mëkat s’është të bësh letërsi në kohë të mbrapshta, kur të mbraptën, ose këmbët e ngatërruara të kombit tënd, i cmpleks, kur pusin e zi të mbushur me gjak, e ndricon me dritëza letrare, dhe jo kur pusin e zi, e paraqet si teleskop i Demokracisë dhe lirisë njerëzore.

Ai së bashku me Diktaturën hoxhiste, që e përdori atë si atoparlant letrar, e mashtroi shqiptarin dyzet e pesë vjet, duke ia prezantuar qiellin e zi, një qiell të kaltër.

Dëmi që ka shkaktuar ky njeri tek mentaliteti shqiptar është i pallogaritshëm. Ai legjitimoi mashtrimin, duke i vënë atij vulën letrare në ballë. Ai, e bekoi mentalitetin ose dyfytyrësinë me frymën e letërsisë. Të gjithë pa dallim, edhe mbas vitit 1991 kemi gënjyer, kush më shumë dhe kush më pak, dhe të gjithë gati pa dallim, kemi mohuar kategorikisht përgjegjësitë tona personale rreth dramave tona kombëtare. Mëkatin njerëzor ky njeri, e përjetësoi në veprat e tij. Vetëreflektimin që ne mund të na nxjerrë nga balta 30 shekullore, ky njeri e kryqëzoi në mes të ditës me diell.

Ka njëzet e katër vjet që përpiqet të fshijë gjurmët e fajësisë së tij morale, do të thoja, krimeve të tij morale. Ky njeri ka mbyllur nje pakt paqeje te fshehte me pjellat e pashoxhizmit. Jo më kot ai kurrë s’u përball me ta, dhe ata ia shpërblyen me cmime letrare, pak a shumë sic bëri xhaxhi Enver sa ishte gjallë.

Se sa amoral, është ky njeri, është edhe fakti kur pranon cmimin letrar të shtetit izraelit. Një shkrimtar që prezantohet si antipod i diktaturave, duhet t’i refuzojë nderet letrare që i bëjnë shtetet diktatoriale. Izraeli, sillet ndaj palestinezëve, ashtu sic u soll Sllobadan Milloshevici ndaj kosovarëve.

Edhe palestinezët mbajnë përgjegjësitë e tyre. Edhe ata kanë bërë gabime tragjike, madje udheheqësit e saj, e kanë tradhtuar kauzën palestineze për interesat e tyre personale, pak a shumë, sic ndodhi edhe me udheheqësit tradhtare të UCK-së që mbasi morën pushtetin, harruan fjalën “Liri”.

Sidoqofë, Izraeli, këtu është pak më fajtor se sa palestinezët, sepse ata ndodhen në pozicionin e të fortit. E megjithate, ky hipokrit dhe sahanlepires i perjetshem, ne intevisten e tij dhene per Ballkan Web, nuk thote as edhe nje gjysem fjale per krimet qe izraeltitet kane kryer ndaj palestinezeve. Ato ai i justifikon aty, duke thene se popujt kane te drejte mbrohen. TURP!!!!!!!!

Unë, personalisht do ta refuzoja këtë cmim. Do ta pranoja vetëm nësë atë cmim ma jepte ndonjë institucion privat, shtëpi botuese izraletite, por kurrsesi s’do ta pranoja nëse ma jepte shteti izraelit. Sidoqoftë, Kadareja, për cmime letrare e shet nderin e letërsisë 100 herë. Këtu e 24 vjet, si Shqipërinë, si Kosovën e përdor vetëm për medalje, dhe leverdi letrare.

Kohët e mbrapshta, Kadareja i bëri edhe më të mbrapta me letërsinë e tij prodiktatoriale, ndërkohë që Letërsia e Madhe, kohët e mbrapta i bën të mbara, ose ne rastin me te keq, i zhvesh ato lakuriq. Enver Hoxha ecen si burre i nderuar ne letersine e tij, me kollare e kostum francez, ndersa populli i tij, me breket e mbushura me genjeshtra e tradhti te panumerta.

Rezart Palluqi, Amsterdam, 09-02-2015

Më Shumë

ATK publikon broshurën “Karta e Tatimpaguesit”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta...

Sindikata e Sektorit Privat i dërgon letër Kurtit: Çfarë faji kemi që po na dënoni?

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mosplotësimin e...

Lajmet e Fundit