17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Ndalohen 40 shqiptarë në Meksikë

20150209184251574620Vijon largimi i shqiptarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

Mësohet se gjatë mesnatës rreth 40 shqiptarë janë kapur nga autoritetet meksikane teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Amerikës.

Por kalimi i tyre ka qenë i pamundur, pasi policia amerikane ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke lënë dy të plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga njëri prej pjesëtarëve të grupit, Durim Zeqiri, i cili përmes një prononcimi për gazetën “Zëri” në Kosovë i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që t’u vijë në ndihmë personave që kanë mbetur në Meksikë.

“Fillimisht kemi provu 5 veta prej nesh me kalu kufirin e Meksikës për me dalë në Amerikë. Përveç që na ka ndjek policia amerikane na kanë gjuajtur edhe me armë. Dy prej grupit janë në gjendje shumë të rëndë”, ka theksuar Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se të gjithë shqiptarët e mbetur atje janë të moshës 26-33 vjeç.

Vija kufitare Meksikë – Amerikë mbrohet nga forca të armatosura të ShBA-së për shkak të numrit të madh të emigrantëve ilegalë që synojnë “Tokën e premtuar” çdo vit.

Mijëra shqiptarë nga Kosova janë larguar dy javët e fundit në drejtim të Europës, Kanadasë dhe Amerikës.
/Shekulli Online

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit