2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Fazliu pret presion pas publikimit të listave

Faik FazliuFaik Fazliu, udhëheqës i Zyrës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ka thënë se nga sot do të fillojë publikimi i listave të veteranëve të luftës.

Sipas ti, publikimi i listave do të fillojë me zonën e Llapit dhe Karadakut, për të vazhduar edhe me zonat e tjera. Ai pret që deri me 20 shkurt të përfundojë publikimi i listave paraprake deri me 20 shkurt.

Fazilu e ka pranuar se ka pasur presione, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është evituar. Mirëpo, ai pret që presionet të fillojnë pas publikimit të listave.

“Nga 62 mijë e 800 aplikacione, mbi 8 mijë janë refuzuar. Këto refuzime janë bërë për shkak se personi në fjalë që ka pretenduar se ka qenë pjesë e një njësie, por eprorët nuk kanë qenë në dijeni për të”, ka thënë Fazliu.

Ai ka shtuar se Komisioni qeveritar do të merret me ankesat e të gjitha atyre të cilët pretendojnë se i’u është bërë padrejtësi gjatë verifikimit.

Fazliu ka thënë se milionë euro janë të ndara për kategoritë e veteranëve të luftës të cilët shumë shpejt do t’i gëzojnë këto beneficione.

Mirëpo, sipas tij, nga ky fond do të përfitojnë vetëm veteranët që janë të papunësuar./RTK/

Më Shumë

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Lajmet e Fundit