Studentët të pakënaqur me vendimet e Senatit

RektoriatiGrupi i Pavarur Studentor, ka kërkuar sot nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe rektori Ramadan Zejnullahu që kushti për vitin e parë të jetë me shtatë provime; afati i prillit të jetë me dy provime, afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve.

Ky grup konsideron që vendimet e fundit të Senatit të UP-së, janë të dëmshme për studentët.

Argjend Softolli nga ky grup, ka thënë për “Epoka e re”, se nëse nuk plotësohen kërkesat e studentëve, atëherë Rektorati do të përballet me protesta.

“Ne si Grup i Pavarur Studentor paralajmërojmë se, nëse brenda 48 orëve nuk marrim përgjigje pozitive në lidhje me këto kërkesa, atëherë pa kënaqësitë tona do të shfaqen nëpërmjet protestave gjithëstudentore”, ka thënë ai.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit