Mustafa: Marrëveshja siguron sistem unik të drejtësisë

isa mustafa thaci ,shalaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar kabinetin e tij për arritjen e marrëveshjes për drejtësinë në Bruksel.

Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur pasi siguron sistemin unik të drejtësisë.

Ai ka thënë se për herë të parë ligjet e Kosovës do të aplikohen në tërë vendin.

Kryeministri ka sqaruar se emërimi i gjyqtarëve do të bëhet në harmoni me strukturën e popullsisë në komuna, transmeton Gazeta Tribuna.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se më këtë marrëveshje kanë arritur t’i mbrojnë pesë synime.

“E para është ruajt sistemi unikë, aplikueshmëria e ligjeve në tërë Kosovën, është ruajt emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mos ndryshimi i ligjeve, mbyllja e strukturave paralele në gjyqësi”, ka thënë Kuçi.

Kryeministri Mustafa në fund e ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për takimet që ka pasur në Bruksel, nga ku ka marrë përkrahje për themelimin e FAK-ut.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit