6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mësimdhënësit udhëtarë në Prizren po përballen me vështirësi gjatë transportit

MesimdhenesitNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” në muajin shkurt ka hulumtuar çështjen e transportit të mësimdhënësve udhëtarë në Komunën e Prizrenit.

Mësimdhënësit udhëtarë kanë paraqitur një ankesë te monitoruesit e “EC Ma Ndryshe”, se prej muajit tetor po përballen me vështirësi, pasi që sipas tyre pagesa e transportit për ta nuk po realizohet që prej muajit tetor 2014. Ata kanë sqaruar se operatori i kontraktuar nga Komuna i ka shpërndarë biletat, por se ato nuk po pranohen nga operatorët tjerë transportues, për shkak të mosmarrëveshjeve, meqë operatori që e ka fituar tenderin nuk i ka pranuar mjetet e nevojshme nga Komuna.

Bazuar në këtë ankesë, monitoruesit e “EC Ma Ndryshe” përmes rrugëve ligjore kanë kërkuar sqarime nga zyrtarët përgjegjës komunal. Në përgjigjen e dhënë nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prizrenit është konfirmuar se Komuna nuk e ka paguar operatorin e kontraktuar që prej mesit të tetorit të vitit 2014, për shkak të mungesës së mjeteve.

Në përgjigjen e DKA-së thuhet se Komuna përmes Zyrës së Prokurimit ka lidhur një kontratë me një operator ekonomik për transportin e mësimdhënësve udhëtarë të komunës së Prizrenit.

“Kontrata ka qenë e lidhur në kohëzgjatje deri në dhjetor të 2014-s. Rishikim të buxhetit për vitin 2014 nuk ka pasur, prandaj mjetet e planifikuara për këtë tender kanë arritur të paguhen deri në gjysmën e muajit tetor 2014. Pjesën e mbetur e kemi paraqitur si borxh të vitit 2014, i cili do të paguhet nga të hyrat e bartura të vitit 2014 në vitin 2015, dhe në momentin e miratimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe bartjes së mjeteve nga zyra e buxheteve komunale në kodin e projektit për transportin e mësimdhënësve udhëtar ne do ti bëjmë procedurat e pagesës për operatorin dhe konform kontratës dhe obligimeve të mbetura do ta paguajmë operatorin ekonomik. Pastaj, operatori i dinë obligimet e veta në bazë të regjistrit të mësimdhënësve udhëtarë dhe obligimet e papaguara që ka ndaj tyre”, thuhet në përgjigjen e DKA-së.

Sipas të dhënave në kontratën për transportin e mësimdhënësve në komunën e Prizrenit janë 714 mësimdhënës udhëtarë.

Duke i marrë parasysh këto të gjetura, “EC Ma Ndrysh”e rekomandon Komunën e Prizrenit që: Të rrisë transparencën dhe komunikimin në raport me mësimdhënësit udhëtarë, për çfarëdo shqetësimi apo problemi që paraqitet; Të merr masa të menjëhershme për përmirësimin e planifikimit buxhetor, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më; Të komunikoj afër me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e duhura dhe mësimdhënësit të gëzojnë transportin falas, ashtu siç është premtuar nga autoritetet komunale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit