19.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Studentët paralajmërojnë protesta

Rektorati-studentet protestojneGrupi i Pavarur Studentor (GPS) ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të mbajë një protestë gjithëstudentore, përmes të cilës do t’i shpreh pakënaqësitë e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes një ftese dërguar medieve, GPS-ja ka bërë të ditur se nesër nga ora 11 do të njoftojnë për skenarin e protestës.

“Ne si Grup i Pavarur Studentor, duke parë se kërkesat tona nuk po trajtohen nga organet kompetente dhe injorimi që po na bëhet vazhdimisht, neve na mbetet që forma e vetme për të shprehur pakënaqësitë tona janë protestat gjithëstudentore. Ne si GPS ju ftojmë që nesër në ora 11:00 përballë Bibliotekës Kombëtare të jeni të pranishme në mënyrë që të iu njoftojmë për skenarin e protestës”, thuhet në ftesën e këtij grupi.

Më Shumë

Ushtroi dhunë ndaj vajzës, prangoset babai në Malishevë

Një burrë në Malishevë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, nuk...

Liria kërkon vazhdimësinë, përballet me Trepçën në Hajvali

Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të...

Lajmet e Fundit