Berisha: Me operacion t’majasilit kanë marrë librezën e veteranit

ZafirBerisha11-14Zafir Berisha, deputet i Nismës në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se politika e ka zgjatur punën e listave të veteranëve te UÇK-së, sepse ata janë keqpërdorur edhe si votues e jo vetëm si luftëtarë.

Në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, ai ka theksuar se ende nuk e ka thënë fjalën e fundit rreth listave të veteranëve.

Sipas tij, a raste kur njeri s’ka qenë hiq në luftë edhe është invalid 60 për qind. Madje, ai ka theksuar se ka njerëz në Kosovë që janë bërë “operacion prej majasili dhe tash është invalid i luftës”.

Berisha ka theksuar se bandat mafioze e kanë sjellë shtetin në ketë degradim, e si shembull madje ka thanë se ka pasë njerëz që kanë marrë tremijë euro për me dhënë librezën e veteranit e për me regjistrua vajzën në fakultet.

Ai madje s’është penduar pse e ka quajt “mangup” ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçin, ndërsa thotë se ndihet krenar pse ka shërbyer 10 vjet në PDK. /Rrokum/

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit