Ujkani: Sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave

Emrush UjkaniNjohësi i çështjeve të integrimeve, Emrush Ujkani, ka vlerësuar se procesi i kthimit të qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian do të jetë sfidë për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se institucionet shtetërore përveç sistemimit të qytetarëve të kthyer duhet të mendojë edhe për një zgjedhje më afatgjate, konkretisht t’i qasen bashkëpunimit me vendet e BE-së për punësim sezonal.

Ujkani tha se institucionet duhet t’i ndryshojnë skemat sociale dhe një pjesë të buxhetit të orientohet për çështjet emergjente. Ai ka thënë se migrimi ilegal i qytetarëve ka ndikuar negativisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. /Epoka e Re/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit