Opozita paralajmëron protesta për “Trepçën”

Kuvendi i Kosoves14Neni 3, më saktësisht pika 11.3 e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike ka bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të debatojnë për më shumë se gjashtë orë, të premten, në seancë plenare.

Kjo pikë e projektligjit parasheh që komunat të kenë rol vendimmarrës për ndërmarrjet publike. Megjithatë, ajo është kontestuar si nga opozita, ashtu edhe nga pozita, dhe është kërkuar që të modifikohet ose të hiqet tërësisht në lexim të dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë opozitare kanë shprehur bindjen se kjo pikë është krijuar nga Qeveria e Kosovës për komunat e Veriut, të cilat përmes saj do të pyeteshin në të ardhmen për “Trepçën”. Madje ato kanë akuzuar se kjo është një marrëveshje në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, për shitjen e “Trepçës”.

Opozita ka kërkuar që të hiqet tërësisht kjo pikë. Rreth çështjes së “Trepçës” janë paralajmëruar edhe protesta.

Me gjithë kundërshtimet, Projektligji është miratuar në parim, me 48 vota për dhe 22 vota kundër.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit