5.7 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

Faleminderit Shqipëri!

Drita MillakuShkruan: Drita Millaku

Duke marrë shkas nga vendimi për dekorim të Komandant Drinit nga ana e presidentit te Shqipërisë Bujar Nishani me titullin “NDERI I KOMBIT”, dëshiroj të shkoqis disa aspekte të zhvillimeve në shoqërinë tonë, që në fillim duken periferike apo edhe te parëndësishme, por që në fakt mendoj se janë të një rëndësie të veçantë.

Është fat i madh që e kemi një shtet amë me traditë shtetërore mbi njëqindvjeçare dhe në momente delikate din të na korrigjojë apo edhe të na orientojë. Por mbi te gjitha, din të na ndihmojë siç ka bërë në egzodin e madh të 99-tës.

Përpjekja e kosovareve për çlirim është paralele me pjesët tjera shqiptare, por e intensifikuar këtë qindvjeçar kur u ndamë nga trungu amë, dhe ka vazhduar pareshtur, herë më pak e herë më shumë. Sakrificat kolektive dhe individuale janë te mëdha. Vitet 90-ta janë kohëra që ne u organizuam duke iu falënderuar mentalitetit kolektiv të kultivuar dhe të mbjellë nga shkenca dhe ngritja e vetëdijes. Qëndresa jone kulmoi me luftën çlirimtare e cila u imponua nga vullneti i gjeneratave për liri dhe ishte fat që ky brez e rrumbullakosi këtë aspiratë.

Lufta jonë ishte luftë shumë e pastër dhe shumë e drejtë. Nuk kishte si të mos ishte e tillë. Por viteve të fundit kjo luftë ka filluar të përbaltet dhe të etiketohet duke ju falënderuar defensivës dhe interpretimit të saj nga ana e udhëheqjes shtetërore e cila i ka ndarë luftëtarët që kishin një qëllim në tabore, në të tillë që kanë bërë luftë në emër të një partie apo të një individi apo të një tjetre .

Kjo ndarje është bërë padrejtësisht. Kjo ndarje është realitet vetëm në qëllimet dhe në kokat e kësaj klase politike që ka motive të ulëta dhe individuale. Kjo klasë politike mundohet ta shkruaj historinë ashtu siç i konvenon interesave të saja politike.

Fatmirësisht, ne gëzojmë luksin që lëshimet dhe gabimet e bëra në nivel të shtetit të Kosovës të përmirësohen apo edhe të revidohen nga ana e shtetit amë, i cili, dorën në zemër, është shtet i konsoliduar dhe nuk bën gabime infantile siç ndodh tek ne.

Dekorimi i Komandant Drinit me titullin “NDERI I KOMBIT” është nderi i vënë në vend dhe tejkalim i interesave mafioze të klasës tonë politike që arrin paturpshëm t’i ndajë edhe të sakrifikuarit për kombin në bazë të interesave të politikes ditore. Kjo duhej të ishte vërejtja e fundit për kokat politike kosovare që të ndërprejnë praktikat e gabuara të ndarjes dhe të veçimit politik pa pikë patriotizmi real por vetëm në interes të përfitimit politik, apo të një patriotizmi folklorik edhe kjo në interes të përfitimit vetanak.
Për vrasjen e Ekrem Rexhes duhet të flasin krerët e SHIK-ut, tani edhe krerët e Parlamentit të Kosovës.

Ekrem Rexha do të mbetet gjithmonë në zemrat e qytetarëve, do të mbetet në mendjen e qytetareve si ideator i çlirimit të Prizrenit i cili parandaloi Mitrovicizimin e Prizrenit.
Mbetem prapa idesë se urgjentisht duhet ta bashkojmë Kosovën me trungun mëmë. Kjo do të ndihmonte që njerëzit e vegjël të humbnin në madhështinë e bashkimit kombëtar .

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT, LAVDI KOMANDANT DRINIT!
I NDERUAR QOFSH GJITHMONË NDERI I KOMBIT EKREM REXHA.

Më Shumë

Plumbi qorr godet zyret e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të dielën, më 19 janar.   Plumbi qorr...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj viziton fabrikën e njohur “Gerti Foods”

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar fabrikën e njohur “Gerti Foods”. Ai është shprehur i kënaqur me suksesin e kësaj fabrike. “Sot kishim...

Lajmet e Fundit