14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Kërkohet dorëheqja e ministrit Rrahmani

Imet RrahmaniSindikalistët e Shëndetësisë kanë kërkuar nga ministri Imet Rrahmani që të shqyrtoj pozicionin e tij si ministër, pas skandalit me ordinancën private.

Xhemë Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në QKUK ka thënë se ministri Rrahmani duhet të shqyrtoj pozicionin e tij pas publikimit të artikullit për ordinancën e tij ilegale.

“Mos kofsha në lëkurën e tij”, ka thënë ndër të tjera Selmani, duke pohuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.Megjithatë, ai tha se derisa në vendet e rajonit ekziston akti moral i dorëheqjes një gjë e tillë nuk ndodhë edhe në Kosovë,

Gjithashtu, sindikalistët kërkuan nga ministri që të mos ndryshoj udhëzimin administrativ sa i përket licencimit të institucioneve private shëndetësore, pasi ky ndryshim do të ‘ngulfas’ QKUK-në.

Por, MSh ka konsideruar se Projekt-Udhëzimi Administrativ për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore, është një prej problemeve të trashëguara në MSH.

“Ministria e Shëndetësisë i konsideron të panevojshme reagimet e FSSHK-së lidhur me këtë Projekt Udhëzim Administrativ, sepse një projekt udhëzim i tillë është në fazën e shqyrtimit me partnerët, profesionistët shëndetësor dhe palët e interesuara dhe, tash për tash, nuk mund të paragjykohet se cilat do të jenë kushtet finale që do t’i përcaktojë ai”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë. /Zëri/

Më Shumë

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit