Kryeprokurori nuk dekretohet pa folur Kushtetuesja

Prokuroria e Shtetit-logoPresidentja Atifete Jahjaga nuk do të dekretojë menjëherë Aleksandër Lumezin si kryeprokuror Shteti, nëse të premten ai zgjidhet në këtë funksion nga Këshilli Prokurorial.

Një burim i gazetës ka thënë të mërkurën se shefja e shtetit është përcaktuar që, para se të vendosë për dekretin, të presë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese përkitazi me procesin e fundit zgjedhor për kryeprokurorin, në të cilin vetëm Lumezi ka ngelur kandidat, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – janë tërhequr nga gara, me arsyetimin se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar. Lumezi ka thënë se ky ishte një veprim i koordinuar, me qëllim që të komprometojnë procesin. Ai ishte zgjedhur edhe para tetë muajsh, por Kushtetuesja e kishte rrëzuar nëpërmjet një aktgjykimi.

Kushtetuesja e kishte urdhëruar Këshillin Prokurorial që të përsëriste procedurën e zgjedhjes, në pajtim me aktgjykimin dhe që të dorëzonte në Gjykatë informata për masat e ndërmarra për zbatimin e këtij aktgjykimi. Deri tash Këshilli nuk ka përcjellë ndonjë informatë.

Informata do të dërgohet pasi të ndodhë edhe votimi për kryeprokurorin.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit