Listat e veteranëve, para dështimit

Veteranet-protestaProcesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, i cili po përcillet me parregullsi të mëdha po rrezikon të dështojë. Ky proces, i cili zgjati për më shumë se 1 vit e gjysmë po nxjerr në pah parregullsi të mëdha nëpër lista, prandaj kjo ka shtyrë Komisionin Qeveritar që të shtyjë edhe për një javë tjetër publikimin e listave të veteranëve të atyre zonave që nuk janë publikuar deri më tani.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që pakënaqësitë e mëdha që po shpërfaqen me listat dhe parregullsitë që po e përcjellin këtë proces t’i nxjerrin në rrugë veteranët e luftës së UÇK-së.

Vetë kryetari i Komisionit qeveritar, Agim Çeku, pranon se janë bërë gabime nëpër listat e veteranëve. “Pas publikimit të listave për tri zona janë analizuar raportet e përfaqësuesve të këtyre zonave dhe është vërejtur se ka pasur gabime teknike dhe subjektive. Prandaj, kemi vendosur që të mos ngutemi me publikimin e listave dhe afati të shtyhet edhe për një javë tjetër me qëllim që listat të verifikohen edhe një herë”, ka thënë Çeku për “Zërin”.

Ai konfirmoi se deri më tani Komisioni Qeveritar ka pranuar 70 ankesa nga tri zonat operative, të Llapit, Karadakut dhe Nerodimes dhe se ankesa të tjera mund të paraqiten edhe në zonat tjera pas publikimit të listave. Çeku, ndërkaq nuk parasheh rrezik se pakënaqësitë e mëdha me listat mund të çojë deri te dështimi i gjithë procesit që ka zgjatur për 18 muaj.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit