Opozita barrikadohet kundër Gjykatës

blloku opozitarThemelimi i Gjykatës Speciale për krime të luftës, ka ngjallur reagime nga partitë politike opozitare dhe ish-guerilët e UÇK-së, të cilët kanë
paralajmëruar protesta kundër kësaj Gjykate.

Ata kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë në Kuvend, draftin për funksionalizimin e saj. Sipas tyre, “Kjo Gjykatë, e poshtëron popullin e Kosovës dhe e ofendon UÇK-në”.

Mirëpo, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se ngritja e kësaj Gjykate, nuk është kundër luftës së UÇK-së, e cila, sipas saj, ka bërë luftë çlirimtare, madje shtoi se edhe SHBA-të kanë qenë të angazhuara në çlirimin e Kosovës…./zeri/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit