Aksion kundër drogës në Prizren

DrogaaPolicia e Kosovës ka realizuar disa aksione kundër narkotikëve dhe substancave psikotrope në Prizren, me ç’rast ka sekuestruar një sasi e llojit marihuanë.

Fillimisht janë bastisur disa qytetarë dhe një objekt “Sony Play Stacion” në Lagjen “Kurrilla” në Prizren , ku gjatë kontrollit tek F.B. është gjetur një sasi e marihuanës e cila është sekuestruar.

Aksioni ka vazhduar me patrullimin nëpër rrugën “Feriz Susuri” në Prizren, ku janë ndaluar tre persona të njohur për policinë dhe gjatë kontrollit të tyre është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Më pas, policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në Stacionin Policor në Prizren për t’u marrë më tej me rastin Njësia kundër drogave. Sipas raporteve hetimore thuhet se droga peshonte rreth 28 gram.

Ndërkaq, në rrugën “Muharrem Bekteshi”, hetues kundër narkotikeve kanë ndaluar një qytetar tek i cili është gjetur substancë e llojit marihuanë. Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohen rastet dhe t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit