13.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

UP-ja “shuplakë” disa studentëve

RektoriatiUniversiteti i Prishtinës ka reaguar pas protestave të fundit të disa studentëve pranë Fakultetit Teknik dhe atij të Mjekësisë.

Në një komunikatë për media, UP-ja thotë se është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së studimeve.

“Është obligim i tërë komunitetit tonë, profesorëve, studentëve dhe stafit që të kujdesemi që diplomat UP-së të shënojnë ngritje në vlerë. E kjo nuk do të jet e mundur nëse funksionimi i UP-së ç’rregullohet për çfarëdo arsye”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Duke e pasur parasysh numrin e madh të studentëve aktual në UP, përmes kërkesave të cilat bien ndesh me normat ligjore dhe janë në kundërshtim me praktikat e universiteteve cilësore, mësimdhënia në UP do të ç’rregullohet dhe si rrjedhojë edhe vlera e diplomës do të bie edhe më shumë”.

“Sa për mirë-informim, Senati i UP-së në semestrin e kaluar ka marrë vendim që e tejkalon madje edhe Statutin e UP-së, duke propozuar afate shtesë të prillit dhe nëntorit, vetëm që tranzicionin tonë drejt një universiteti më të mirë ta bëjmë më të lehtë. Por këtu gjithsesi ka pasur për qëllim që të zvogëlohet në minimum humbja e mësimit gjatë semestrit veror dhe atij dimëror”.

“UP është i përkushtuar që ta mbrojë interesin e të gjithë studentëve, ashtu që në të ardhmen e afërt diplomat e tyre të jenë të krahasueshme me universitetet më të mira në rajon e më gjerë. Kjo është e mundur vetëm nëse secili e merr pjesën e vet të përgjegjësisë”.

“Më këtë rast menaxhmenti i UP-së ka marrë obligim që disa nga këto kërkesa të studentëve të procedohen për tu përfshirë në statutin e ardhshëm të UP-së që pritet të miratohet në pjesën e dyte të këtij viti”.

“Mirëpo studentët duhet të jen të kujdesshëm nga keqinterpretimet anësore dhe jo qëllimmira të procedurave që ndërmerren me qëllim të lehtësimit të administrimit të të dhënave të cilat janë duke u përfshirë në sistemin digjital SEMS. Në këtë rast kuptohet se nuk ndryshon përmbajtja d.m.th. as syllabusi e as numri i provimeve, por vetëm modernizohet forma e menaxhimit të të dhënave, në mënyrë që t’i plotësojmë kriteret e përfshirjes së UP-së në hapësirën evropiane te arsimit të lartë”.

“Duke kërkuar mirëkuptim nga studentët ua rikujtojmë që ngritja e cilësisë si qëllim parësor nënkupton zbatim rigoroz të kritereve akademike”.

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore...

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat nga 5 deri në 20 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura minimale do të...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit