14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Biznesmenët e Isa Mustafës

Biznesmenet e Isa MustafesKryeministri, Isa Mustafa afër vetës i do vetëm parelitë.

Ai është kujdesur që edhe në kryeministri të ketë njerëz që merren me biznese edhe atë jo të çfarëdoshme.

Në kabinetin qeveritar, përveç ministrave biznesmen ai ka angazhuar edhe këshilltar biznesmen. Madje edhe aso që mund ti ofrojnë edhe siguri fizike në rast të rrezikut.

Ai ka angazhuar avokatin Besnik Berisha si këshilltar për qështje ligjore. Ky i fundit njëherësh është edhe bashkë-pronar i kompanisë së sigurimit fizik “Balkan International”.

Gazeta Fjala ka mësuar se Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar angazhimin e këshilltarit Berisha për mundësi të konfliktit të interesit.

Ndërkaq, vetë Berisha në një prononcim për Gazetën Fjala, ka pranuar se vazhdon të jetë bashkë pronarë i kompanisë së sigurimit fizik “Balkan International” edhe pas angazhimit si këshilltar për qështje ligjore në zyrën e kryeministrit.

Ai mohon të kët konflikt interesi.

“Sa i përket konfliktit të intereresir nuk besoj se ka pasi, e para kompania ime nuk ofron asnjë shërbim për institucionet publike dhe nuk ushtroj detyra të menaxherit në kompani”, thotë Berisha.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, pohon se nuk është duke ushtru detyrë menaxhuese në kompani tash e tri vite, jo për shkak të angazhimit si këshilltar por për shkak punës dhe obligimeve si avokat.

“Është e vërtet se jam bashkpronar por të gjitha punët sa i përket menaxhimit të kompanisë i ka marrë përsipër partneri im”, bënë të ditur Berisha.

Berisha nuk është i vetmi i angazhuar nga kryeministri Mustafa në Qeveri e që ka edhe biznes personal.

Tashmë Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetime ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka konfirmuar, nisjen e trajtimit të këtij rasti, se përveç dy posteve qeveritare, ministër dhe zëdhënës i qeverisë, Abrashi ka në pronësi edhe një kompani private, “Laris group” sh.p.k e cila përveç tjerash merret me tregti me shumicë të pijeve.

“Kemi filluar ta trajtojmë këtë rast. Kemi bërë shkresë të mekanizmat kompetent që t’i sigurojmë të dhënat. Pas verifikimit do të ofrojmë opinionin tonë”, ka thënë Preteni për media.

Sipas tij, problematike është statusi, “nuk është problem pronësia por menaxhimi”, ka thënë Preteni.

Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra. Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është vënë nën llupën e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), pikërisht ditën kur në media është publikuar një shkrim rreth biznesit të tij ilegal, “Medica”, që gjendet në rrugën “Arbëria” në Gjilan.

Sipas burimeve në AKK edhe ndaj tij kanë filluar menjëherë hetimet lidhur me mbajtjen fshehtë të këtij biznesi nga ana e ministrit Rrahmani.

Një zyrtar në AKK në kushte anonimiteti ka thënë se arsyeja e fillimit të hetimeve ndaj ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, ndërlidhet me mosdeklarimin e ordinancës së tij si biznes në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit./GazetaFjala/

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit