19.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Këshilli Prokurorial vendos të mos i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese

keshilli prokurorialEdhe pse me Kushtetutë dhe ligje secili institucion duhet t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kështu s’po vepron Këshilli Prokurorial. Këta të fundit kanë vendosur të mos i përgjigjen Gjykatës lidhur me procedurat e ndjekura për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Gjykata pritet të shpallë të pavlefshëm zgjedhjen e Aleksandër Lumnezit pasi s’janë përfillur procedurat. Sidomos pika ku ka të bëjë me verifikimin e kandidatëve nga AKI’ja. Ky proces zgjat deri në nëntë muaj, ndërsa, Këshilli ka kërkuar vetëm informata nga ky institucion për kandidatët në garën për Kryeprokuror

Këshilli Prokurorial ka vendosur të premten që kurrfarë informatash mos t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e ri të zgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ka konsideruar se anulimi i procesit të parë deri në shpalljen e konkursit të jenë dy procese të ndara. Për këtë arsye vetëm procesi i parë ka qenë lëndë në Gjykatën Kushtetuese, gjë që kishte vendosur ta anulonte zgjedhjen e Aleksander Lumezit vitin e kaluar.

Gjashtë nga tetë anëtarë të KPK-së të mbledhur të premten paraprakisht kanë debatuar se çfarë informatash dhe dokumentesh duhet t’i dërgohen Kushtetueses.

Teki Bokshi e Florent Muqaj kanë thënë se duhet t’i dërgohen dokumente dhe informata deri ditën e nominimit të Lumezit javën e kaluar. Kjo është kundërshtuar nga të tjerët. Megjithatë, të gjithë anëtarët janë shprehur të gatshëm që t’i ofrojnë edhe informata shtesë në rast se kërkon Gjykata Kushtetuese.

Gazeta ka siguruar njoftimin e dytë të dërguar në Kushtetuese. Aty thuhet se bazuar në kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për informata shtesë lidhur me zbatimin e aktgjykimit të 8 korrikut 2014, KPK-ja fillimisht e ka njoftuar Gjykatën Kushtetuese më 11 korrik 2014.

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Lajmet e Fundit