Lunacek: Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

UlrikeLunacekRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit, por shtoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

E pyetur nëse ka një dokument që thotë se kjo njohje është një kusht ajo tha se “Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe më në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”, ajo tha në një intervistë me gazetën Kurir, raporton Gazeta Blic.

“Fakt është se Republika e Kosovës deri tani është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së (109) dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë (Kryeministrit, qeverisë)”.

Ajo theksoi se BE-ja kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron.

Duke folur për raportin e saj, Lunacek tha se ajo do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e Kosovës, sidomos me zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe rritjen e numrit të projekteve të financuara nga BE-ja në veri.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit