3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Jahjaga: Gjykata Speciale do të bëhet, është obligim

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës thotë se Kuvendi tashmë e ka marrë si obligim të themelojë Gjykatën Speciale, derisa kërkon që klasa politike e vendit të kthjellet.

E kënaqur me punën e saj në katër vjet prej se është president, Atifete Jahjaga megjithatë e pranon se në qeverisjen e Kosovës janë bërë gabime që duhen përmirësuar dhe se klasës politike të Kosovës i duhet një kthjellje.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, presidentja e vendit insiston se Gjykata Speciale që do të hetojë dyshimet e ndritura nga raporti i Dick Marty-it do të bëhet, sepse është obligim ndërkombëtar që Kosova tashmë e ka marrë përsipër; ndërsa Asociacioni i Komunave Serbe thotë se nuk mund të dalë jashtë kornizës kushtetuese.

“Ky është një proces i vazhdueshëm dhe ka qenë parakusht i proceseve të integrimeve evropiane. Dhe e dyta, sa i përket Gjykatës Speciale, Kosova njëherë e përgjithmonë duhet ta përmbyllë një kapitull të së kaluarës së vet dhe krijimi i kësaj gjykate është një proces që do të vazhdojë, do të përmbyllet”.

Ajo pranon se deri më tash ka pasur probleme serioze në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, ndërsa insiston se qytetarët me gjithë besimin e humbur, kanë përgjegjësi dhe obligim që të bashkëpunojnë me institucionet e vendit në adresimin e problemeve.

“Puna ‘solo’, vetëm e institucioneve nuk mund të japë rezultate. Pse? Sepse, edhe qytetarët tanë kanë përgjegjësi dhe obligimet e tyre që të bashkëpunojnë fuqishëm me institucionet e vendit”.

Në intervistë, presidentja tha se në kontaktin e saj me njerëzit i kuptoi arsyet e ndryshme për emigrim, ndërsa la të kuptohet se do ta pëlqente që edhe liderët e tjerë institucionalë të përballen me qytetarët e dëshpëruar në terren.

Jahjaga u shpreh e kujdesshme në komentimin e mundësisë së paditjes së Serbisë për gjenocid, siç kërkon ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ndërsa e pyetur për deklaratat e fundit kontroverse nga zyrtarët qeveritarë të bëra në kontekstin e emigrimit dhe në lidhje me përgjegjësinë e prindërve, Jahjaga tha se në Kosovë, secili ka të drejtë të bëjë planifikimin familjar vetë, pa ndërhyrjen e shtetit.

Më Shumë

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit