6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Vidhet plumbi nga pullazi i Hamamit të Prizrenit

hamamiPlumbi nga pullazi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren dyshohet se është vjedhur dy herë gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që hetuesit policorë ende nuk kanë arritur që të zbardhin rastin dhe të gjejnë kryesit e veprës penale.

Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren kanë bërë të ditur se brenda javëve të kaluara dy herë kanë raportuar rastet e vjedhjes së shtresës së plumbit nga kupolat e Hamamit. Sipas tyre pos dëmit material, vjedhjet rrezikojnë edhe dëmtimin e pullazit të këtij monumenti, që është në restaurim e sipër.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka thënë se zyrtarët e kësaj qendre më 10 shkurt dhe më 23 shkurt të këtij viti kanë raportuar vjedhjet e plumbit nga kupolat e Hamamit.

“Gjatë inspektimit në objekt, në dy raste të ndara, kemi vërejtur se janë shkaktuar dëme në pullazin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës. Dyshohet se herën e parë është vjedhur plumbi në sipërfaqe prej 30 metrash katrorë dhe herën tjetër diku deri në 15 metra katrorë. Për të dyja rastet është njoftuar Policia e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij QRTK-ja ende nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Policia e Kosovës në lidhje me rrjedhën e zbardhjes së rastit respektivisht gjetjen e plumbit dhe kryesve të këtyre veprave penale.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar nisjen e hetimeve pas raportimeve nga institucionet përkatëse lidhur me dyshimet për vjedhjen e plumbit nga Hamami i Gazi Mehmed Pashës. Sipas tij hetimet në lidhje me këtë rast janë në vijim e sipër dhe se deri më tani nuk janë gjetur kryesit e veprës e as plumbi i vjedhur.

Restaurimi i pullazit të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës kishte nisur në vitin 2013, me parashikimin që të përfundojë në pranverë të vitit 2014. Mirëpo gjatë procesit kishin dalë edhe punime shtesë. Për restaurimin e pullazit të këtij objekti të trashëgimisë kulturore nga periudha osmane UNESCO-ja kishte ndarë 200 mijë dollarë./Koha Ditore/

Më Shumë

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Lajmet e Fundit