3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Emërohet bordi i ri i Galerisë së Arteve të Kosovës

Galeria Arteve te KosovesMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, ka emëruar bordin e ri të Galerisë së Arteve të Kosovës, pasi shkarkoi bordin paraprak në përbërje të Eliza Hoxhës, Shkëlzen Maliqit, Zake Prelvukajt, Basri Capriqit, Arjeta Emrës, Lirjon Kadriut dhe Arlinda Hajrullahut, pa ndonjë vërejtje specifike për punën e tyre.

Sipas KultPlus, këtë muaj është emëruar bordi i ri i GAK, institucion të cilin e drejton Erzen Shkololli. Anëtarët e rinj të bordit janë piktorët Esat Valla dhe Ismet Jonuzi, karikaturisti Nexhat Krasniqi- Nekra, skulptorja Adriana Sedaj, fotografi Afrim Spahiu, Luan Shllaku dhe Kimete Berisha, përfaqësuese e MKRS-së.

Bordi i ri megjithatë ende nuk ka një kryetar, i cili pritet të përzgjidhet së shpejti. Pas fillimit të mandatit, Shala shkarkoi të tre bordet e GAK-ut, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke mos cituar asnjëherë shkaqet e sakta të shkarkimit të tyre.

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit