E pranon Çoçaj: PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e VV-së Arbër Rexhajn

nexhati cocaj arber rexhajDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për herë të parë ka pranuar se institucioni që drejton ka punësuar mësimdhënës me direktiva të PDK-së. Ai tha se PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj.

“Nëse dikush është punësuar në mënyrë të parregullt pa konkurs,atëherë është pikërisht Arbër Rexhaj”, ka thënë Çoçaj për TV Besën. Sipas tij, punësimi i Rexhajt pa konkurs është bërë gjatë vitit 2009.

“Ai është punësuar me direktivë të kryetarit të atëhershëm të PDK-së në Prizren Zafir Berisha”, ka treguar Çoçaj.

Kuvendari i VV-së Arbër Rexhaj,ndërkaq pretendimeve të Çoçajt ju është përgjigjur shumë shkurt.

“Përgjigjja ime për Nexhat Çoçajn në lidhje me ato që tha për mua: Shihemi në seancë këtë muaj”, ka shkruar Rexhaj në Faebook./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit