Hoxha takoi Komandantin e Policisë dhe Kryeprokurorin

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatesKryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, priti në takim pune Komandantin e Policisë Rajonale të Prizrenit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Në këtë takim pune u bisedua rrethe bashkëpunimit të mirë institucional, por në veçanti u bisedua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohemi”, njofton Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Rëndësi të veçantë këtij takimi iu dha edhe zbatimi i Urdhër- arresteve si dhe letër- rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata me qëllim të ekzekutimit të Aktgjykimeve të plotfuqishme. Përveç kësaj si sfidë tjetër është edhe mungesa e Prokurorëve nëpër seanca, e të cilat po ndikojnë shumë në punën tonë”.

“Z. Hoxha falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për këtë takim dhe potencuan se takimet e këtij lloji janë të dobishme dhe ndikojnë në rritjen e efikasitetit, nivelit të përgjegjësisë , dhe janë të dobishme të mbahen më shpesh”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit