Obama reagon për deklaratat e Netanyahu në Kongres

OBAMA 9Presidenti amerikan reagoi ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Kongres një ditë më parë. Obama iu referua deklaratave të tij, se një marrëveshje me Iranin do t’i hapte rrugën prodhimit të bombës bërthamore nga Republika Islamike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Kryeministri izraelit nuk dha asnjë alternativë se si mund të zgjidhet çështja e Iranit.

Sipas Obamës, bisedimet në Zvicër janë mënyra më e mirë për të mbajtur programin bërthamor iranian nën mbikqyrje dhe për të mos devijuar nga qëllimi paqësor i pasurimit të uraniumi.

Presidenti amerikan konfirmoi se nuk do të ketë një takim mes tij dhe Kryeministrit izralit, i cili ndodhet në Uashington./Tv Klan/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit