Arsimi në Kosovë ka ngecje

Studentet kosovarMinistria e Arsimit së bashku me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ranë dakord që të bashkëpunojnë së bashku për cilësinë sa më të mirë të arsimit në Kosovë.

Po ashtu ata kanë rënë dakord edhe për shumë bashkëpunime të tjera, ndër to edhe të punojnë së bashku për ligjin për arsimin e lartë.

Këtë ata e bën të ditur në një konferencë për media, ku ministri Arsim Bajrami e priti në takim rektorin Ramadan Zejnullahun.

Bajrami tha se së bashku kanë rënë dakord që ta vazhdojnë të punojnë së bashku për përfundimin e ligjit të Arsimit të Lartë, i cili pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

E Zejnullahu tha se deri më tash është punuar mjaft nga këto dy institucione për ngritjen e nivelit të arsimit, por, sipas tij, ka ende mjaft për t’u bërë në mënyrë, pasi që, ai e ka pranuar se ka ngecje në Universitetin e Kosovës në raport me universitetet e rajonit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit