Shumica vendos për Hashim Thaçin president

Kujtim Shala-ldkZëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së do të realizohet dhe se se LDK-ja do të punojë që Hashim Thaçi të bëhet president në vitin 2016, pasi që kjo është pjesë e marrëveshjes.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, Shala nuk ka dashur të komentojë deklaratat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë seancën kur do të ndodhë votimi për president, në mënyrë që t’i pamundësohet zgjedhja e Thaçit për postin e presidentit.

“S’ka të bëjë me garanci, ne kemi një marrëveshje politike dhe kjo (zgjedhja e Hashim Thaçit president në 2016) është pjesë e marrëveshjes”.

“Më së pari nuk e di se sa janë kundër, por unë them se kemi një marrëveshje politike dhe ne do të punojmë që ajo marrëveshje politike të jetësohet. Për deputetët veç e veç unë nuk mund të flas se si do të veprojnë ata”, tha Shala, transmeton lajmi.net

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit