BE-ja mbron dispozitat ligjore të propozuara për Specialen

Gjykata-peshorjaProcesi i themelimit të Gjykatës Speciale është në përputhje të plotë me letërkëmbimin e prillit të vitit 2014 dhe se janë miratuar të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore, kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian, kur janë pyetur për mundësinë e ndryshimit të draftit fillestar të projektligjit për Specialen, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë ndryshim është duke e kërkuar pala kosovare, e cila ka listuar 18 vërejtje për draftin, të cilin në shumë pika e konsideron se shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për “Kohën Ditore” se Gjykata Speciale është një nga prioritetet kryesore të cilin Kosova duhet ta adresojë.

Por, kur është pyetur për ndryshimet eventuale të projektligjit, Kocijançiq është shprehur se “krijimi i saj (Gjykatës Speciale v.j.) është në përputhje me angazhimet e marra përsipër në shkëmbimin e letrave të prillit 2014, duke përfshirë edhe ofrimin e një mjedisi ku mund të administrohet drejtësia”.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit